Kasmi: Sot jemi në vazhdim të republikës së dytë...
I ftuar në emisionin "Drejt", me Luan Ramën në "Ora News", ishte historiani, Prof. asoc. dr. Marenglen Kasmi, i cili u shpreh se sipas tij ne sot jemi në vazhdim të republikës së dytë.
"Unë mendoj që ne sot jemi në vazhdim të republikës së dytë dhe këtë e them duke bërë një analizë. Nëse do të diskutonim apo do të mundoheshim të bënim një zgjedhje, duhet thënë që mund të arrihet në një përfundim dhe përsëri vendimi do të jetë i diskutueshëm, duke gjykuar në aspektin historik, në aspektin politik dhe atë juridik.
Kur flasim në aspektin juridik, sigurisht që republika e parë, pra është ajo e parë, në kuptimin e një ngjarjeje të shënuar historike, pavarësisht problemeve që pati qoftë në mënyrën e krijimit dhe në mënyrën e funksionimit të saj. Një republikë e cila pati një jetëgjatësi shumë të shkurtër.
Nëse e shikojmë në aspektin politik, të krahasojmë përsëri të dy republikat, shikojmë që në thelb nuk jemi shumë larg njëra-tjetrës", u shpreh Kasmi.
