Duka: Nuk mendoj që si Republika e parë, si dhe e dyta mund të ishin festa që bashkojnë shqiptarët
Pedagogia dhe historiania, Valentina Duka e ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se si Republika e parë ashtu edhe e dyta, nuk mund të ishin festa që bashkojnë shqiptarët.
Duka: E dimë kur u krijua Republika e parë nëse do të konsiderojmë Republikë të Parë, Republikën e Zogut që është 21 janari 1925.
Dhe Republika e dytë që u krijua pastaj nga Komunistët në 11 janar të 46’.
Pavarësisht se në Republikën e 46’ ligji themeltar kishte dispozita të ngjashme edhe me vendet e Perëndimit por që nuk u zbatua.
Ne historianët flasim, ky emision është për këtë ditë.
Festat i vendos politika.
Nga perspektiva ime unë nuk mendoj që si Republika e parë ashtu edhe Republika e dytë mund të ishin festa që bashkojnë të gjithë shqiptarët.
Nuk janë ditë për tu kthyer në festë sipas mendimit tim.
