Betonierja humbet kontrollin dhe përplaset me trafik ndarësen në aksin Tiranë-Durrës

Një automjet i tonazhit të rëndë është përplasur mëngjesin e sotëm (20 janar) me trafik ndarësen në autostradën Tiranë-Durrës pasi shoferi ka humbur kontrollin. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Raportohet se përplasja ka qenë e fortë aq sa automjeti është kthyer në krah të kundërt dhe trafikndarësja është dëmtuar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarje për menaxhimin e trafikut, i cili është rënduar deri në zonën e Maminasit.