Rama ndan PAMJET e zipline-t në Pukë: Shumë shpejt do të instalohet edhe në qytete të tjera
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2025, 09:16
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të hënë pamjet nga zipline i vendosur në Pukë. Në një postim në rrjete sociale, Rama shkruan se zipline është instaluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit të këtij qyteti, ndërsa shton se shumë shpejt do të pasohet nga instalimet edhe në shumë qytete të tjera.
Postimi i Ramës në facebook:
“MIRËMËNGJES ???? dhe me Ziplajnin (s’di ta përkthej shqip:-) e instaluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në Pukën Turistike, i cili do të pasohet shumë shpejt nga instalimet në Divjakë, Durrës, Elbasan, Belsh, Valbonë, e Voskopojë, ju uroj një javë të mbarë????”
