Gjendet i vdekur 48-vjeçari pranë ish-Stacionit të Trenit në Tiranë, dyshohet se…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2025, 09:51
Një 48-vjeçar është gjetur pa shenja jete pranë ish-Stacionit të Trenit në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur nga shkaqe natyrale, pasi në trupin e 48-vjeçarit nuk janë gjetur shenja dhune.
Grupi hetimor po punon ende për caktimin e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI
Më datë 20.11.2022, rreh orës 07:00, tek Ish-Stacioni i Trenit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi K.S, 48 vjeç. Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur nga shkaqe natyrale. Punohet për përcaktimin e saktë e shkakut të humbjes së jetës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
