VIDEO/ Izolohen flakët te pallati në “Komunën e Parisit”, gazetarja nga vendngjarja: Shkak për zjarrin dyshohet se ishte një…
Nga Mola Luku Përditësimi i fundit 20 Janar 2025, 11:53
Zjarri që ra në kompleksin e banimit “Kika2” te lagjja e “Komunës së Parisit”, është shuar.
Flakët nisën në një apartament banimi, duke shkaktuar panik. Banorët e kompleksit u evakuuan, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme të konsiderueshme materiale.
Shërbimi zjarrfikës arriti të neutralizojë flakët, duke bërë të mundur izolimin e tyre pasi rrezikohej përhapja në ambiente të tjera.
Shkak për zjarrin dyshohet të ketë qenë një shkëndijë te paketa elektrike e pallatit duke bërë që në pak minuta flakët dhe tymi të përfshijnë apartamentin.
