Një tjetër pasion i Jessica Biel
Një prej aktoreve më të pasionuara pas kafshëve shtëpiake, Jessica Biel është vendosur në qendër të kritikave të shoqatave ambientaliste. 31-vjeçarja u fotografua duke shëtitur në New York së bashku me dy qentë e saj të racës "pit-bull" dhe duke dëgjuar muzikë.Megjithatë, më shumë se sa linjat e saj të shkëlqyera, ajo që ra në sy tek Biel ishin qaforet e pazakonta me të cilat ajo kishte lidhur qentë, pajisur me një pajisje që shkarkon rrymë elektrike mbi trupin e kafshëve në rast se ato bëhen agresive.Rryma, ndonëse në doza të ulëta dhe e padëmshme për kafshën, është në gjendje të disiplinojë qenin, duke e bërë atë të qetësohet e t'i bindet kështu të zotit.Megjithatë, për shoqatat e kafshëve kaq ka mjaftuar dhe menjëherë ata kanë sulmuar Bielin, e cila u mbrojt duke siguruar se e kishte përdorur më parë këtë pajisje mbi veten dhe se kishte vendosur të lidhte qentë me ato qafore, pasi gjithçka ndihet nga kjo është vetëm një pickim.





