Laporta: Sulme nga aktorë jashtë klubit, por s’na ndalin dot

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, ka mbajtur një konferencë shtypi për të folur rreth regjistrimit të Pau Víctor dhe Dani Olmo-s:

“Gjatë dy javëve të fundit kanë ndodhur dy ngjarje që konfirmojnë disa gjëra dhe përgënjeshtrojnë të tjera. Në përgjithësi, ato nxjerrin në pah pikat tona të forta dhe përgënjeshtrojnë ata që na kanë diskredituar, për shkak të paditurisë ose keqdashjes.”

E para është se ne po rikthehemi në modelin 1-1, gjë që na mundëson të blejmë dhe të regjistrojmë lojtarë normalisht. Kjo na lejoi të regjistrojmë Dani Olmo-n dhe Pau Víctor. Për ta arritur këtë, kemi firmosur kontrata si ajo me Nike, e cila është kontrata më e mirë e veshjeve sportive në futbollin botëror. Kjo përgënjeshtron ata që thonë se klubi ka një imazh të keq ose është keqmenaxhuar.

Cilat janë shtyllat kryesore të menaxhimit tuaj?

Katër vite më parë na u besua drejtimi i klubit. Që atëherë kemi ndjekur katër shtylla kryesore:

Ky proces nuk ishte as i improvizuar, as rastësor. U bazua në një plan strategjik të detajuar që ndiqet dhe vlerësohet javë pas jave nga organet e klubit. Kjo është arritur falë talentit, inteligjencës dhe guximit të drejtuesve tanë, të cilët punojnë shumë mirë. Ne nuk jemi dorëzuar kurrë dhe kemi arritur qëllimet tona sepse e duam Barçën.

Si i arritët këta objektiva?

Pjesa kryesore e suksesit ka ardhur sepse anëtarët kuptuan që shpëtimi i Barçës kërkonte sakrifica. Kemi përballuar sulme nga jashtë dhe nga brenda. Regjistrimi i Olmo-s dhe Pau Víctor ishte një surprizë për shumëkënd, por për ne ishte një moment historik që e prisnim. Kur Barcelona ngrihet përsëri si lider në futbollin botëror, disa aktorë jashtë klubit bashkëpunojnë për të krijuar histori që nuk kanë lidhje me realitetin. Këtë ‘modus operandi’ e njohim tashmë. Edhe një herë, ata nuk arritën të na destabilizonin sepse bordi dhe drejtuesit tanë janë të fortë.

Çfarë do t'ju thoni atyre që ju sulmojnë?

Kushdo që tenton të sulmojë klubin nuk do të arrijë ta ndalojë atë të mbetet një referencë në botën e sportit. Ne kemi rinovuar energjinë për të luftuar kundër çdo përpjekjeje për të destabilizuar Barçën. Jashtë dhe brenda, destabilizuesit duhet të punojnë shumë për të na përmbysur. Historia 125-vjeçare e klubit tonë do të vazhdojë të jetë një burim krenarie dhe suksesi.

Si e përjetuan lojtarët këtë situatë?

Kanë vuajtur shumë, bashkë me familjet e tyre. Nuk ishte e lehtë, sepse kjo situatë nuk varej nga ne, por nga drejtësia. Lojtarët nuk luajtën dhe panë pasojat, por qëndruan të qetë për të mos dëmtuar grupin. Falë punës sonë të mirë, arritëm qëllimin që dëshironim.