Kupa e Shqipërisë/ Laçi fiton me përmbysje ndaj Kukësit dhe prek çerekfinalet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2025, 16:08
Laçi është skuadra e parë që kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Skuadra kurbinase eliminoi Kukësin e Kategorisë së Parë falë fitores 3-1 me përmbysje.
Edhe pse ekipi i Morieros e nisi keq ndeshjen, duke pësuar gol që në minutën e 22-të, nga këmbët e Fadiga.
Finalizimit të mrekullueshëm të futbollistit të Kukësit iu kundërpërgjigjën pa u mbyllur pjesa e parë Tresa dhe Bullari, ky i fundit realizoi nga pika e bardhe e penalltisë.
Gjatë pjesës së dytë më konkretisht në minutën e 66-të, Bullari shënoi golin e dytë personal dhe të rezultatit përfundimtar 3-1.
