Ish-portieri ‘gafaxhi’ i Liverpoolit zyrtarizohet te klubi gjerman
Aventurë e re për ish-portierin e Liverpoolit, Loris Karius, i cili ka firmosur me Schalke 04:
"Portieri Loris Karius ka nënshkruar një kontratë me Schalke 04, e vlefshme deri në fund të sezonit. 31- vjeçari, i cili së fundmi ishte nën kontratë me Newcastle United, ka një karrierë të gjatë në ekipe të nivelit të lartë si 1.
FSV Mainz 05, Liverpool, Besiktas dhe 1. FC Union Berlin", shkruhet në faqen zyrtare të klubit gjerman.
“Pas huazimit të Ron-Thorben Hoffmann tek Eintracht Braunschweig, dëshironim të siguroheshim që të mos humbisnim cilësinë brenda grupit tonë të portierëve. Me ardhjen e Loris Karius, arritëm të realizonim këtë objektiv.
Ai ka vite përvojë në nivele të larta, është në formë të shkëlqyer fizike dhe mund të fillojë të stërvitet menjëherë.
Ai është këtu për të konkurruar me Justin Heekeren, i cili do të jetë titullar në rifillimin e sezonit të shtunën, kundër Braunschweig,” tha Youri Mulder, drejtori i futbollit profesionist te Schalke 04.
Karius, entuziast për aventurën e tij të re, shtoi: “Schalke 04 është një klub i madh, me tifozë shumë pasionantë.
Është një realitet që e kam njohur në të kaluarën gjatë vizitave të mia këtu si kundërshtar.
Jam i lumtur që bëhem pjesë e këtij ekipi dhe jam i vendosur të jap maksimumin".
Me këtë përforcim, Schalke synon të forcojë repartin e portierëve, duke ofruar përvojë dhe konkurrencë të brendshme për të përmirësuar performancën e skuadrës.
