Bundesliga/ Fitore historike e Holstein Kiel, mposht 4-2 Dortmundin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2025, 21:30

Holstein Kiel regjistroi një nga rezultatet më të mëdha në historinë e klubit teksa mposhti 4-2 tetë herë kampionët gjermanë, Borussia Dortmund.
Ekipi debutues në Bundesligë realizoi 3 herë në pjesën e parë, me Machino, Harres dhe Bernhardson.
Në pjesën e dytë, verdhezinjtë u zgjuan dhe shkurtuan shifrat me Reyna dhe Gittens, por që nuk mjaftoi, pasi Arp “vulosi” suksesin. Dortmund është në vendin e nëntë, ndërsa Kiel e parafundit.

