Manchester City kërkon mbrojtësin e Juventusit, si zëvendësues të Walker

Manchester City kërkon një zëvendësues për Kyle Walker. Pep Guardiola i ka kërkuar drejtuesve të klubit që t’i drejtojnë sytë te Andrea Cambiaso i Juventusit.

Sipas Gazzetta dello Sport, “Qytetarët” synojnë 24-vjeçarin që mund të luajë në të dyja krahët. Megjithatë, klubi i Juventusit nuk ka ndërmend të privojë veten nga lojtari në këtë merkato pa shifrën e 50 milionë eurove.

Një shifër që vështirë se do të ofrohen nga klubi anglez, i cili është drejt mbylljes së dy transferimeve, Vitor Reis nga Palmeiras për 35 milionë eurove dhe Abdukodir Khusanov për 40 milionë. /R.Lika