Kurti uron Milanoviq për rizgjedhjen: Presim me padurim bashkëpunimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2025, 19:01
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Zoran Milanoviq për rizgjedhjen e tij si president i Kroacisë.
Nëpërmjet një postimi në platformën X, Kurti theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy shteteve, duke shprehur optimizëm për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve.
"Urime Zoran Milanoviq për rizgjedhjen tuaj në Presidencën e Kroacisë. Presim me padurim vazhdimin e bashkëpunimit të fortë," shkroi Kurti.