Kosovë – Ambasada e SHBA për fushatën: Presim që partitë të jetësojnë traditën demokratike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2025, 18:49
Ambasada Amerikane në Kosovë ka mirëpritur fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore në Kosovë.
Ambasada e SHBA në një postin më rrjetet sociale, ka theksuar se presin që partitë politike dhe institucionet demokratike të Kosovës të jetësojnë traditat e tyre të forta demokratike.
“Zgjedhjet e lira, të ndershme dhe transparente janë shtrati i demokracisë dhe mezi presim që të gjithë pjesëmarrësit të respektojnë shtetin e së drejtës dhe proceset demokratike”, thuhet në reagim.