LDK hap fushatën, Abdixhiku: Unë jam Lumir Abdixhiku, do t’ju prij deri në fitoren e madhe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2025, 22:32
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nisi zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në fjalimin e tij, kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiuku theksoi angazhimin e tij për një Kosovë më të mirë dhe duke shprehur besimin e plotë në fitoren e LDK-së.
Ai ftoi qytetarët që të bashkohen në përpjekjen për të sjellë ndryshimin e madh Kosovë.
“Unë jam Lumir Abdixhiku i jemi Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe zotohem para jush që do t’ju prijë deri në fitoren e madhe.
Le të festojmë së bashku; le të ringritemi si një. Le ta bëjmë ndryshimin për këtë Republikë! Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!” – tha ai.

