Ushtarët gjermanë dhe letonezë patrullojnë në veri të Kosovës

Ushtarët gjermanë dhe letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të KFOR-it, zhvilluan një patrullim të përbashkët në veri të Kosovës.

“Patrullimi së bashku lejon që ushtritë e dy vendeve të punojnë për të rritur sigurinë në të gjithë Kosovën”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook.

Në postim thuhet se këto përpjekje janë pjesë e misionit ditor të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës.