“PDK e ka rikthyer pulsin”, Krasniqi: Kemi në ADN Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, deklaroi se Partia Demokratike e Kosovës ka rikthyer pulsin e saj dhe po shfaqet si forca kryesore politike në vend.

Ai theksoi se kjo është partia e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, e cila, sipas tij, ka në ADN-në e saj Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Partia Demokratike e Kosovës ka rikthyer pulsin dhe po rikthehet si forca kryesore politike në vend,” tha ai.

“Kjo është partia e historisë sonë të lavdishme, e së tashmes sonë krenare dhe, mbi të gjitha, partia e një të ardhmeje premtuese për një Kosovë më të mirë për çdo qytetar të vendit tonë. Kjo është partia e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, ajo që ka në ADN-në e saj Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kjo është një parti shtetformuese dhe shtetndërtuese,” përfundoi Krasniqi.