Qori: Pensionistët dhe punëtorët të bashkohen me Lëvizjen Bashkë, po rritemi në mbështetje!
Përmes një interviste në Ora News, kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori tha se pensionistët dhe punëtorët duhet të bashkohen me Lëvizjen Bashkë.
Ai shtoi se e gjithë kupola partiake e PD-së është e korruptuar, janë partie e komprometuar dhe se partitë e vjetra po dekompozohen, tek PD-ja është e dukshme, tek PS-ja akoma jo.
Qori: Në vendin tonë rreth 650 mijë punëtorë me pagë nga të cilët nga të cilët 470 janë në sektorin privat, të cilëve nuk ua respekton njeri të drejtat. Në vendin tonë ka 700 mijë pensionistë dhe për këta nuk flet dhe nuk kujtohet njeri, veç Lëvizjes Bashkë prandaj duhet të bashkohen me ne. Kemi qindra mijëra njerëz që janë të vetëpunësuar, ku askush nuk vepron për ta, dhe këta duhet të bashkohen. Ky është një bashkim që shkon përtej çdo llogaritjeje dritëshkurtër dhe cinike.
E gjithë kupola partiake e PD-së është e korruptuar, janë partie e komprometuar. Partitë e vjetra po dekompozohen, tek PD-ja është e dukshme, tek PS-ja akoma jo. Qeveria ndërkohë ka humbur legjitimitetin. Ka një oligarki që po përpiqet që t’i mbajë me zor në pushtet këto parti. Ne jemi një parti anti sistemore dhe po mundohemi që të bindim sa më shumë njerëz dhe mbështetja jonë rritet çdo ditë dhe me shumë.
