EMRAT/ Aksident në Elbasan, dy adoleshentë përfundojnë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2025, 20:52
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës rurale që lidh fshatin Jakodinë të Elbasanit me fshatin Bujqës. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy adoleshentë.
Bëhet me dije se automjeti tip fiat me drejtues shtetasin Gerald Sollaku , 21 vjec ka goditur biçikletën që drejtohej nga 14 vjeçari Franko Nergjoni. Së bashku me të në biçikletë po udhëtonte edhe 16 vjeçari Egil Moli, banor i fshatit Bujqës dhe fqinj me 14 vjeçarin.
Pas përplasjes nga autovetura të dy adoleshentët kanë përfunduar jashtë rruge.
Dy adoleshentët e aksidentuar janë transportuar në repartin e kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Elbasanit për trajtim mjekësor.
