Basha në “Epiqendër”: Posedimi i armëve pa leje lidhet me aktivitetet e paligjshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2025, 19:53
Eksperti i sigurisë, Faik Basha, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores së Ora News Sonila Musai, diskutoi situatën e armëve në Shqipëri.
Ai u shpreh se armët pa leje janë të jashtëligjshme dhe përbëjnë një rrezik jo vetëm për poseduesit e tyre, por edhe për shoqërinë në përgjithësi.
Ndryshe nga armët me leje, të cilat përdoren për qëllime të tilla si gjueti apo ruajtja e pasurisë, armët pa leje për Bashën janë të rrezikshme dhe kërcënojnë sigurinë e individëve dhe aktiviteteve përreth.
Sipas tij posedimi i armëve pa leje shpesh lidhet me aktivitete të paligjshme dhe kontribuon në rritjen e pasigurisë publike.