Eksperti Faik Basha: Zbatimi i ligjit kërkon institucione të pavarura

Eksperti i sigurisë, Faik Basha, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores së Ora News Sonila Musai, theksoi rëndësinë e ndërtimit të strukturave të forta dhe të qëndrueshme për zbatimin e ligjeve në Shqipëri.

Ai u shpreh se, për të garantuar një sistem funksional dhe të drejtë, është e domosdoshme që institucionet të jenë të pavarura dhe të veprojnë sipas rregullave dhe standardeve të ligjit.

Ai u shpreh se vetëm me një strukturë të fortë dhe të pavarur mund të arrihet një rend i qëndrueshëm dhe një shtet i bazuar në ligj.