Gazetarja Aida Topalli: Kërcitjet e armëve pa pasoja, shqetësim i vazhdueshëm

Gazetarja Aida Topalli, e ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores së Ora News Sonila Musai, diskutoi për situatën e armëve në Shqipëri.

Ajo theksoi se, ndonëse policia po punon për arrestimin e personave që mbajnë armë pa leje, ende ka shumë punë për t'u bërë.

Sipas saj, Shqipëria përdoret si vend tranzit për kalimin e armëve, dhe kjo është një situatë shqetësuese. Ajo shtoi gjithashtu se shpesh nuk raportohet për kërcitje armësh pa pasoja fatale.