Avokati Cakrani: Armët e sofistikuara, pasojë e grupeve mafioze dhe krimit të organizuar

Avokati Kujtim Cakrani, i ftuar në emisionin "Epiqendër", të modersatores dhe gazetares së Ora News Sonila Musai është shprehur se sipas statistikave të antimafias, Shqipëria është një vend tranzit për trafikun e armëve të rënda duke thënë se në vendin tonë hyjnë armë të kalibrit të rëndë, përfshirë kallashnikovë.

Ai shtoi se lidhja e shqiptarëve me armët nuk është një fenomen i kohëve të fundit, por ka një histori të gjatë.  

Sot, sipas Cakranit, sofistikimi i armëve është i lidhur ngushtë me aktivitetet e grupeve mafioze dhe organizatave kriminale, të cilat operojnë në vend dhe në rajon.