Patriarku i Kishës Ortodokse Rumune i dërgon letër në spital Kryepeshkopit Anastas Janullatos: Lutemi për shëndetin e plotë të Fortlumturisë suaj!

Patriarku i Kishës Ortodokse Rumune, Daniel i ka dërguar një letër Krepeshkopit, Anastas Janullatos i cili ndodhet i shtruar në Spitalin e Përgjithshëm “Evangelismos” në Athinë. Në letër Patriarku Daniel shkruan se mendimet e tyre i drejtojnë drej mjekëve që të lehtësojnë vuajtjen dhe ti rikthejnë shëndetit Kryepeshkopit. 

Më tej theksohet se Kisha Ortodokse Rumune lutet së bashku me klerin dhe besimtarët e Kishës Ortodokse Motra të Shqipërisë për shëndetin e plotë të Kryepeshkopit. Prej gjashtë ditësh, Kryepeshkopi Anastas ndodhet në gjendje kritike dhe aktualisht është nën vëzhgimin nga mjekët në Athinë. Ai u transferua nga Tirana e Shqipërisë më 3 janar pas një infeksioni viral.

Letra e plotë:

Fortlumturia e Tij Anastas,
Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë,
Spitali i Përgjithshëm Evangelismos, Athinë, Greqi

Lumturia juaj, Në këto momente sprove, ne i drejtojmë mendimet tona Fortlumturisë suaj dhe i lutemi Zotit Jezu Krisht, Mjekut të shpirtrave dhe trupave tanë, që të ndihmojë mjekët që kujdesen për ju, t'jua lehtësojnë vuajtjet dhe t'ju rikthejnë shëndetin.

Kisha Ortodokse Rumune lutet së bashku me klerin dhe besimtarët e Kishës Ortodokse Motra të Shqipërisë për shëndetin e plotë të Fortlumturisë suaj.

Me dashuri vëllazërore në Krishtin Zot, Daniel Patriarku i Kishës Ortodokse Rumune