Avokati: Erion Veliaj me vjedhjet e tij ka prishur konceptin e hajdutit

Avokati Kujtim Cakrani, i ftuar në emisionin "Epiqendër" të moderatores së Ora News Sonila Musai, komentoi lidhjen e traditave të vjetra të Labërisë dhe konceptin e "hajdutërisë" në shoqërinë shqiptare.

Duke diskutuar traditën e mëparshme që  "Po nuk je hajdut, nuk të japin nuse", Cakrani theksoi se kjo ka të bëjë me një fenomen historik, ku individët që fitonin pasuri në mënyra të tjera, shpesh të paligjshme, konsideroheshin të suksesshëm.

Megjithatë, ai bëri një krahasim të mprehtë, duke shtuar se "nuk bëhet fjalë për vjedhjet me letra, siç bën Erion Veliaj", duke aluduar në mënyrën se si, sipas tij, politikanët dhe figura të caktuara të pushtetit mund të akuzohen për keqpërdorim të pasurisë publike dhe përfitime të paligjshme.