Radonshiqi: Pavarësisht uljes së sotme, sërish çmimi i energjisë elektrike për shqiptarët është i lartë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2025, 15:44
Për eksperten e ekonomisë, pavarësisht uljes së sotme të çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 kw, sërish çmimi mbetet i lartë.
“Kjo pasi ne jemi një vend burime të mëdha hidrike që e shndërron Shqipërinë në një vend jo vetëm prodhues të energjisë, por edhe të tregtimit të saj jashtë vendit.
Ndaj si e tillë, çmimi i energjisë elektrike vijon të jetë i lartë në krahasim me vendet fqinje të rajonit”, u shpreh ekspertja Romina Radonshiqi në një intervistë për “Ora News”.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTEN E EKONOMISË ROMINA RADONSHIQI

