Festat e fundvitit, Bedini: Për Vlorën ky ishte një ndër vitet më të mira sa i përket sipërmarrjeve të turizmit. Ja pse

Festat e fundvitit në Shqipëri, përgatitjet, tradita dhe çmimet, sa na kushtuan?

Ishte kjo tema e emisionit “Epiqendër” këtë të martë në ekranin e “Ora News”, ku të ftuar ishin sipërmarrësi dhe eksperti i Turizmit Fatjon Selimaj, sipërmarrësi Besmir Lulaj, menaxher Besmir Lleshi dhe sipërmarrësi Vasil Bedini.

Ky i fundit përmes një lidhje me skype nga Vlora solli një panoramë të festave të organizuara në gjithë qytetin.

“Festat kanë nisur që me datë 24 dhe 25 që ishin Krishtlindjet dhe vazhduan deri më datë 2 dhe 3 janar. Lokalet kanë qenë plot dhe ofronin jo vetëm kuzhinë por edhe aktivitete festive.

Pra, mund të them që ka qenë një nga vitet më të mira sa i përket festave të fundvitit. Dhe kjo lidhet me shumë gjëra, veçanërisht infrastruktura është më moderne si ajo rrugore, por edhe ajo e shërbimeve, ku operatorët kanë ditur të godasin me ofertat e tyre.

Po ashtu edhe organizimet e Bashkisë kanë qenë më të mira këtë vit dhe po ashtu na ndihmoi dhe koha e mirë që mbajti në këto ditë festash”, tha sipërmarrësi Vasil Bedini.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”