“Metapneumovirusi Njerëzor”/ Mjeku Pneumolog: S’ka vend për panik! Nëse keni shqetësime, “SPITALI AMERIKAN 3” është Zgjidhja
Mjeku pneumolog në Spitalin Amerikan 3, Dr. Adrian Jorgji, ka shpjeguar se rritja e infeksioneve nga Metapneumovirusi i Njeriut, i cili shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe ftohjen, nuk duhet të alarmojë popullatën.
Ai theksoi se ky virus është i njohur dhe ekziston prej vitesh, duke prekur kryesisht fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe ata me sëmundje të tjera. Mjeku rekomandon që mënyra më e mirë për të mbrojtur veten është të ruhet një sistem imunitar i shëndetshëm, përmes ushqimit aktivitetit fizik dhe kujdesit të përgjithshëm për shëndetin.
Në një kohë kur Kina përballet me një rritje të ndjeshme të infeksioneve nga Metapneumovirusi njerëzor sipas mjekut pneumolog në “Spitalin Amerikan 3”, Adrian Jorgji kjo gjë nuk duhet ta alarmojë popullatën.
Mjeku pneumolog në “Spitalin Amerikan 3” thekson se Metapneumovirusi njerëzor është një virus respirator që shkakton simptoma të ngjashme me ftohjen dhe gripin.
Mjeku shpjegon se mënyra më e mirë për të mbrojtur veten është të ruhet një sistem imunitar i shëndetshëm.
Këshilla e mjekut është që çdo individ të mbajë një sistem imunitar sa më të shëndetshëm dhe të jetë i ndërgjegjshëm për masat e mbrojtjes dhe nëse keni shqetësime mjafton të drejtoheni në spitalin amerikan 3 për të marrë ndihmë më të specializuar aty ku ekipi i mjekëve është i gatshëm të ofrojë kujdesin më të mirë dhe më të avancuar për shëndetin tuaj.

