Afro 16 mijë tonë mallra në përpunim në Portin e Durrësit

Në Portin e Durrësit, më i madhi në vend, po përpunohen sot 7 anije tregtare me rreth 15785 tonë mallra dhe mbi 1240 njësi kontejnerike.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se 5 anije me rreth 11485 tonë mallra dhe 631 njësi kontejnerike janë në përpunim, 1 anije me 609 njësi kontejnerike është në radën portuale dhe 1 anije me 1300 tonë mallra është në pritje për t’u përpunuar në orët në vijim.

Me vënien në funksion të sistemit operativ online Navis 4, ofrohet një standard i ri pune në fushën e përpunimit të kontejnerëve në Portin e Durrësit.