Rriten investimet e huaja, deri në shtator u investua 57 milionë euro më shumë
Në nëntë muaj investimet e huaja u rritën me 57 milionë euro krahasuar me të vitin e shkuar.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në listë kryesojnë bizneset nga Turqia, Italia dhe Holanda.
Te huajt kane investuar 1.158 miliarde euro ne Shqipëri gjate periudhes janar-shtator te 2024-es.
Sipas te dhenave te Bankës së Shqipërisë kjo shifer rezulton ne rritje me 57 milione euro me shume, krahasuar me vitin 2023 qe arritën në 1.101 miliarde euro investime.
Por kush shtet shfaqi me shume interes per te investuar ne Shqipëri?
204 milione euro jane nga investoret turq per ti lene vendin me pas Italisë me 148 milione euro dhe hollanda me 118 milione euro.
Kjo e fundit ndonese eshte ne ulje ne raport me vitin ekaluar serisht mbete ne listen e vendeve kryesore.
Nese bejme nje krahasim me rajonin, Kosova ka numrin me te larte te investimeve ne Shqipëri me 64 milione euro, me nje rritje prej 14 milione eurosh me shume se viti 2023.
Nderkohe investitoret serb kane realizuar investime me nje vlere prej vetem 3 milione euro ne vendin tone, vlere e njejte me vitin e kaaluar.
Greqia ka ulur nivelin e investimeve nga 18 në 10 milione euro
