“KEIT” NË MEDIET ITALIANE/ “Porta e Porta” me Bruno Vespën vlerëson profesionalizmin
KEIT Day Hospital arrin një tjetër sukses ndërkombëtar, duke tërhequr vëmendjen e programit prestigjioz italian “Porta a Porta” të moderuar nga Bruno Vespa.
Në një episod dedikuar kirurgjisë estetike jashtë Italisë, ky program vlerësoi KEIT për cilësinë e lartë, si një nga liderët e industrisë së kirurgjisë estetike jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Europën. Gjithashtu në program theksohet fakti se shumë italianë zgjedhin KEIT për të kryer ndërhyrjet estetike, duke vlerësuar profesionalizmin dhe standardin në këtë spital.
Pse pacientët italianë zgjedhin KEIT?
Standardi i lartë ofruar nga një ekip prej 30 kirurgësh ku 27 prej tyre janë italianë, kombinuar me tarifat më të favorshme e kanë kthyer në destinacionin e preferuar të italianëve dhe jo vetëm. Janë vetë ata të cilët kanë dëshmuar për Rai Uno eksperiencën e tyre.
“Për të njëjtën ndërhyrje në Itali më kanë kërkuar 8,000 euro, ndërsa në KEIT e kam kryer me gjysmën e tarifës.”-shprehet një paciente e cila ka kryer zvogëlimin e gjoksit.
Një tjetër pacient i cili ka kryer rimodelimin e hundës shprehet: “Zgjodha KEIT pasi ma sugjeruan disa miqtë e mi të mbetur të kënaqur nga shërbimi.”
KEIT numëron mbi 20 mijë ndërhyrje të kryera me sukses dhe mbi 11 mijë review pozitive në platformat si Google, TrustPilot dhe WhatClinic.
Gazetarja e emisionit Simona Decina, e cila pasi vizitoi ambjentet e KEIT, e mbylli kronikën e saj duke u shprehur kështu: “Shumë klinika estetike ekzistojnë në Tiranë, shumë të tjera janë hapur dhe mbyllur, por askush nuk ofron standardet që ne pamë në KEIT”.
KEIT Day Hospital: modeli i suksesit në industrinë e kirurgjisë estetike
KEIT Day Hospital është afirmuar tashmë si lider në industrinë e kirurgjisë estetike, duke tërhequr jo vetëm pacientë por edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Kjo nuk është hera e parë që KEIT bie në qendër të vëmendjes së mediave italiane. Media të ndryshme dhe emisione me famë ndërkombëtare si: “Nemo - Nessuno Escluso” nga Enrico Lucci në Rai Due, “La Vita in Diretta” me Lorella Cuccarini në Rai Uno apo “Dritto e Rovescio” me Paolo Del Debbio në Rete 4 më parë i kanë bërë jehonë standardeve që ofrohen në KEIT.
Së fundmi, gazeta italiane “Corriere della Sera” e ka cilësuar KEIT si një “perandori të kirurgjisë estetike”, duke theksuar jo vetëm shërbimet e klasit të lartë, por edhe Shqipërinë si një destinacion të preferuar për investime.

