Drejtori sportiv i Leçes sqaron të ardhmen e Ylber Ramadanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2025, 12:27
Drejtori sportiv i Leçes, Pantaleo Corvino, ka folur për merkaton e skuadrës pulieze.
I pyetur në lidhje me të ardhmen e mesfushorit shqiptar Ylber Ramadani, ai ka deklaruar se 28-vjeçari është pjesë e rëndësishme e skuadrës.
“Ramadani është një lojtar titullar. E ka treguar në fushë këtë”, ka thënë Corvino.
Gjithsesi e ardhmja e mesfushorit shqiptar duket e paqartë, pasi nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit në kampionat.
Zërat e merkatos e afrojnë Ramadanin me Napolin, por deri tani nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.
