Tirana shet talentin Jordi Jaku te Bologna, detajet e marrëveshjes

Jordi Jaku është futbollisti më i ri i Bolognas në Itali. 18-vjeçari nga Rrësheni do jetë fillimisht pjesë e moshave U-20 të ekipit, me klubin e Serie A që kanë investuar 250 mijë euro për mesfushorin.

Ndërkohë Tirana ka përfituar shumën e rëndësishme si edhe ka mbajtur 15 përqind të kartonit në rast të një tjetër transferimi të talentit të mesfushës.

I dalë nga moshat e Shënkollit, Jaku kaloi në verën e 2022 te Dinamo dhe pas një sezoni u bashkua me Tiranën. Këtë sezon ai ka luajtur tetë takime, për 303 minuta në total.

Djaloshi i Kombëtares U-19 ka luajtur gjithashtu 15 ndeshje me ekipin kuqezi dhe ka spikatur në turnetë ndërkombëtar, ku duket se është “pikasur” nga Bologna.

Tirana shet talentin Jordi Jaku te Bologna, detajet e marrëveshjes