Newcastle mund Arsenalin në gjysmëfinale të EFL Cup
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2025, 23:35
Newcastle ka fituar 0-2 ndaj Arsenalit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të EFL Cup.
Ekipi i Artetas krijoi në pjesën e parë por “qymyrxhinjtë” u treguan më efikas, duke dërguar në rrjetë një nga dy goditjet e bëra në portë.
Isak zhbllokoi llogaritë, me golin e tij në minutën e 37-të. Në pjesën e dytë, Gordon dyfishoi shifrat, duke e shndërruar në të pamundur misionin e përmbysjes për Arsenalin.
Londinezët do të synojnë kualifikimin në ndeshjen e kthimit, që do mbahet me 5 shkurt. Çifti tjetër gjysmëfinalist është Tottenham-Liverpool, me aktin e parë që mbahet të mërkurën.

