Laçi bën lëvizjen e parë në merkato, prezanton ish-mesfushorin e Skënderbeut

Alban Shabani është afrimi i parë i Laçit në këtë merkato.

Bëhet fjalë për një mesfushor qendre, i cili këtë sezon ka qenë pjesë e Feronikelit dhe që e njeh futbollin shqiptar, pasi më parë ka luajtur pak për Skënderbeun në Superiore.

Shabani ka firmosur një kontratë dy vjeçare, ndërsa me anë të një postimi në rrjetet sociale, kurbinasit i urojnë mirëseardhjen në skuadër.

Mesfushori 24-vjeçar nga Kosova do të mbajë veshur fanellën bardhezi për 2 vitet e ardhshme, teksa më parë ka qene pjesë edhe e Llapit, Skënderbeut, Drenicës dhe së fundmi Feronikelit ku ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit. Shabani numëron dhe dy paraqitje me kombëtaren e Kosovës U21.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)