Silvinjo para misionit të vështirë, vizitë në klubin amator në Porto
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2025, 09:50
Kombëtarja shqiptare ka një mision shumë të rëndësishëm përpara, teksa në muajin mars do të nisë fushatën e kualifikueseve të Botërorit 2026, ku shorti na vendosi në një grup me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Ndërkohë që stafi teknik ka marrë pushimet, trajneri brazilian Silvinjo, i cili jeton në Porto, ka gjetur kohë që të zhvillojë një bashkëbisedim me disa pjesëtarë të një klubi që quhet “Placca de Alegria”, i vendosur brenda në qytet dhe i krijuar në vitin 1974 e tashmë merr pjesë në kategoritë amatore në Portugali.
Silvinjo ka treguar eksperiencën e tij si lojtar, teksa ka qenë pjesë e skuadrave të mëdha si Arsenali dhe Barcelona apo Siti në fund të karrierës, por edhe eksperiencën e krijuar si trajner, punë që e bën edhe sot.