Arsenali do Nico Williams, kushton sa i gjithë buxheti i merkatos
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2025, 11:45
Arsenali po kërkon për një sulmues që luan në krah. Dëshira e madhe e Artetës është aktualisht Nico Williams.
22-vjeçari që fitoi Europianin me Spanjën ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.
Për të blerë kartonin e tij, Arsenalit i duhet të paguajë 60 milionë euro.
Kjo shifër është e barabartë me gjithë buxhetin e caktuar për këtë merkato.
Kështu klubi nuk po nxitohet, ndërsa afrimi në verë mbetet një opsion.
Arsenali mban vendin e dytë në kampionatin anglez. Kryesues është Liverpuli, ndërsa për ta ndjekur shihen të nevojshme përforcimet këtë muaj.
