NBA/ Boston triumfon në fushën e Denver, humbje për Lakers

Kampionët e Boston Celtics arritën një fitore të rëndësishme në fushën e Denver me shifrat 118-106.

Tatum me 29 pikë dhe Porzingis me 25 pikë bënë diferencën në fushë për miqtë.

Tjetër humbje për ekipin e Lakers, që u mund 118-97 nga Dallas.

Vendimtar stoli i ekipit teksan, nga ku erdhën 50 pikë, ndërkohë që shënuesi më i mirë ishte Grimes me 23 pikë.

Zhgënjen edhe skuadra e Golden State, që u mund 114-98 nga Miami, ndeshje ku u dallua kolektiviteti i ekipit nga Florida, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. 31 pikët e Curry mbetën për statistikë.

Washington – Houston           112-135

Charlotte – Phoenix                115-104

Dallas – Lakers                       118-97

New Orleans – Minnesota      97-104

Utah Jazz – Atlanta                 121-124

Golden State – Miami             98-114

Denver – Boston                     106-118