Fernando rikthehet pas 6 muajsh te skuadra e Egnatias
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2025, 15:08
Pas një aventure 6 mujore në Azerbajxhan, mesfushori brazilian Fernando Medeiros rikthehet tek Egnatia, skuadër me të cilën spikati sezonin e kaluar. Klubi rrogozhinas njofton se ka arritur akordin me lojtarin, deri në përfundim të sezonit futbollistik 2027
“Rikthehet Fernando. Futbollisti ka firmosur kontratën në praninë e Presidentit dhe i është bashkuar ekipit në stërvitje. Fernando do jetë pjesë e Egnatias deri në përfundim të sezonit futbollistik 2027”, shkruhet në njoftimin e klubit.
