Ironizon Bala: Metën duhet ta kishin nxjerrë xhiro nga liqeni, t'i jepnin akullore dhe pastaj...

Ish-presidenti i Shqipërisë dhe kryetar i partisë opozitare, Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku është marrë në pyetje për çështjen ndaj tij, raporton Anadolu.

Gjithashtu edhe ditën e djeshme ishte Sali Berisha ai që shkoi në SPAK, ku me qindra mbështetës ishin pas tij, pikërisht për një masë 'detyrim paraqitje' ndaj tij.

Për të folur për këtë temë, i ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", ishte gazetari Anri Bala.

"Zotin Meta duhet ta kishin nxjerrë sot, ta çonin një xhiro nga liqeni, ti jepnin akullore pastaj të jepte dhe deklaratën para medias. Tani këto pretendime idjoteske unë nuk i kam dëgjuar në asnjë vend. Një i pandehur, i arrestuar me vendim gjykate, me masën arrest me burg, thotë që 'do shkoj unë të marr në pyetje prokurorët e SPAK-ut'. Dhe OPGj me rangun më të fundit nuk do t'ia dijë se çfarë ke qenë ti dhe ti nuk e merr dot në pyetje", u shpreh Bala.