Opozita në SPAK/ Nuri: Berisha e respektoi vendimin antikushtetues sepse erdhi në vazhdën e heqjes së imunitetit

Ish-presidenti i Shqipërisë dhe kryetar i partisë opozitare, Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku është marrë në pyetje për çështjen ndaj tij, raporton Anadolu.

Gjithashtu edhe ditën e djeshme ishte Sali Berisha ai që shkoi në SPAK, ku me qindra mbështetës ishin pas tij, pikërisht për një masë 'detyrim paraqitje' ndaj tij.

Për të folur për këtë temë, i ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", ishte juristi Franc Nuri.

"Zoti Berisha e respektoi vendimin gjyqësor, sepse është një vendim edhe pse i padrejtë, edhe pse antikushtetues, por është një vendim që erdhi në vazhdën e heqjes së imunitetit.

Dhe zoti Berisha atë kërkoi përpara një viti. Kërkoi që të bëhej jë kërkesë në Kuvendin e Shqipërisë përpara se ti vendoseshin masat shtrënguese personale si 'detyrimi për paraqitje' dhe 'arresti i shtëpisë'.

Unë do e shikoja si një notë proteste nga një person që i është shkelur e drejta, prandaj thjesht nuk firmosi", u shpreh Nuri.