"Viti fillon me opozitën në SPAK"/ Koka: Meta vazhdon të jetë i marrë peng...
Ditën e djeshme ishte dita e Sali Berishës të shkonte në SPAK, ku me qindra mbështetës ishin pas teje, pikërisht për një masë 'detyrim paraqitje' ndaj tij.
Kreu demokrat hodhi akuza të shumta ndaj Prokurorisë së Posacme dhe kreut të saj Dumani.
Berisha akuzoi SPAK-un se ka mbyllur dosje korrupsioni dhe krimi elektoral por edhe se ka fshehur komunikime të aplikacionit "Sky ECC" të Taulant Ballës me premtime ndaj bandës së Elbasanit për vota në këmbim të arrestimit të kundërshtarëve.
SPAK-u nuk i ka mohuar këto akuza dhe as ka përgënjeshtuar provat e zotit Berisha.
Për herë të parë, 3 muaj pas arrestimit, sot ka qenë dita e Ilir Metës të qëndronte mbi 2 orë në SPAK.
I ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", për të folur për këtë temë, ishte gazetari Bledar Koka.
"Dje dhe sot kronikat kanë në epiqendër të tyre liderët e opozitës. Njëri është arrestuar dhe e fusin në tunele se nuk duan as që ta shohin kamerat.
Vazhdon të jetë i marrë peng ai, ish-presidenti i Republikës. Dje ishte zoti Berisha, 10 minuta mbrapa ishte Monika Kryemadhi.
Pra, kryetari i opozitës, kryetari tjetër i partisë tjetër të opozitës, deputetët e opozitës. Ka filluar viti me opozitën në SPAK", u shpreh Koka.


