SPAK shpall moskompetencën, urdhëron Prokurorinë e Tiranës: Nis hetimet për "dhunimin" e protestuesve

SPAK shpall moskopetencën për shqyrtimin e kallëzimti të PD-së për dhunën e policëve ndaj protestuesve më 23 dhjetor 2024.

Në dokumentin që disponon "Ora News, thuhet se SPAK ia çon Prokurorisë së Tiranës kallëzimin për kompetencë, dhe i kërkon Prokurorisë së Tiranës që të hetojë policinë për sjelljen e saj në protestën e fundit të PD-së më 23 dhjetor të vitit të kaluar. 

"...nga të dhënat e ofruara deri më tani konstatohet se orientohen në drejtim të të veprave penale të parashikuara nga nenet 90, 248, 250, 251,253, 261 të Kodit Penal.

Nëse pas verifikimeve apo hetimeve të kryera nga ana Juaj, do të rezultojnë elementë të figurave tẽ veprave penale të parashikuara nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale, apo ku autorë të mundshëm të veprës penale, do të jenë subjekte për hetimin e të cilëve kompetente është Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit tế Organizuar, të na ridërgohen aktet e procedimit penal në fjalë.

Përsa më sipër ju përcillet për kompetencë materiali kallëzues i mësipërm, pasur parasysh kompetencën lëndore dhe territoriale, në respektim të nenit 75/a, 76 dhe 28 të K.Pr.Penale." thuhet ë shkresën e Altin Dumanit

SPAK shpall moskompetencën, urdhëron Prokurorinë e Tiranës: