“NËN VËZHGIM”/ Institucionet duhet të raportojnë në KQZ aktivitetet deri në 11 maj! Monitorim dhe nga shoqëritë civile

Institucionet publike duhet të raportojnë pranë KQZ mbi aktivitetet që do të mbajnë nga data 11 janar deri më 11 maj teksa do të monitorohen nëse do të ketë elemente të fushatës elektorale. Pjesë e procesit do të jenë dhe shoqëritë civile. Drejtuesi i Qëndresës Qytetare, Rigels Xhemollari bëri me dije se vetëm gjatë zgjedhjeve të vitit 2023 pati mbi 500 raportime për shkelje.

Këtë të martë institucionet shtetërore do të nisin me raportimet pranë KQZ për aktivitetet që do mbajnë nga 11 janari deri më 11 maj në kuadër të zgjedhjeve të pranverës!

Kufizimet zgjedhore për institucionet publike, qendrore dhe vendore, do të jenë në fuqi për 4 muajt e ardhshëm deri në ditën që shqiptarët do të zgjedhin se kush do ti qeverisë për 4 vitet në vijim

Do të jetë një grup pune nga KQZ që do të kontrollojë nëse gjatë këtyre takimeve ka patur elemente të fushatës, për të cilat do të penalizohen.

Por krahas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, institucionet do të monitorohen edhe nga shoqëria civile.

Drejtuesi i Qëndresës Qytetare, Rigels Xhemollari shpjegoi për “Ora News” dhe procedurat që ndiqet gjatë kësaj periudhe.

“Nis me 11 janar, KQZ, shoqwria civile, monitorohet çdo e dhwnw publike qw nxjerrin”.

Shpjegoi se gjatë zgjedhjeve vendore të vitit që lamë pas pati rreth 500 raportime për përfshirje të fushatës gjatë aktiviteteve institucionale.

Shpjegoi dhe metodat që përdoren nga aktorët politik në pushtet dhe jo vetëm. Aktivitetin e institucioneve dhe kandidatëve do ta monitorojë gjithashtu dhe SPAK dhe prokuroria e juridiksionit të përgjithshëm.