Mourinho, i tërbuar me gazetarët në Turqi: "Nga çfarë keni frikë në këtë vend?"...

Fenerbahce fitoi me 2-1 ndaj modestes Hatayspor, me tifozët në prag të protestës kundër klubit të tyre, duke pasur parasysh distancën nga maja (-8 nga Galatasaray).

Në fund të ndeshjes, trajneri José Mourinho iu drejtua edhe një herë gazetarëve. “Një fitore e rëndësishme që të lejon të qëndrosh -8 pas liderit Galatasaray”, tha një nga gazetarët e pranishëm në zonën mix.

Trajneri portugez kaq deshi dhe është përgjigjur menjëherë: "Pse keni frikë të thoni të vërtetën? Nga se keni frikë në këtë vend?".

Referenca duket ishte për Galatasarayn dhe penalltitë që iu dhanë skuadrës kryesuese që drejtohet nga Okan Buruk. Të shtunën, skuadra kryeqytetase e Gallatës fitoi 2-1 pas një penalltie të diskutueshme ndaj Goztepes.