Tetova “skanon” Egnatian dhe bën premtimin e madh: Në 2025-n do të kemi një fytyrë tjetër të ekipit
Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, ishte i ftuari special në emisionin “Ora Sport” në “Ora Neës”, ku komentoi jo vetëm ecurinë e deritanishme të ekipit rrogozhinas, por edhe synimet e këtij viti që sapo ka nisur.
Në një rrëfim ndryshe me moderatorin Klodi Karaj nga impianti i ri që pritet të inaugurohet së shpejti, Tetova theksoi në vitin 2025 do të kemi një fytyrë tjetër të ekipit
PJESË NGA BISEDA
Ishte një vit i vështirë ky në krahasim me atë të një viti më parë...
Shumë e vërtetë, që ishin dy sezone të ndryshme. Kishim një Egnatia që po merr drejtim dhe po shkon aty ku dëshrin Tetova dhe them se tani në vitin 2025 do të kemi një fytyrë tjetër të ekipit.
Ku konsiston ky premtim i juaji?
Plane kemi të gjithë për të bërë diçka me ekipin, ashtu siç kam dhe unë. Mendoj se po shkon gjithçka aty ku dëshiroj, por më është dashur shumë punë për t’i futur lojtarët në rrjedhën e asaj loje që unë mendoj për ekipin tim.
Tashmë Egnatia është pjesë e historisë e futbollit shqiptar, si e shihni?
Më vjen mirë që edhe unë jam pjesë e kësaj historie.
Këtu të gjithë mendojnë për futbollin dhe për të dhënë maksimumin dhe sigurisht që edhe administrata dhe vetë Presidenti ka një vizion dhe e ka primar çështjen e futbollit.
Sa afatgjatë është ky plan i Egnatias?
Përderisa ka investime, mendoj se Presidenti ka një projeksion në kokë dhe për të vazhduar për të qenë pjesë e futbollit elitar.ë
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”


