Lojtari i 12-të i Shqipërisë/ Tifozi i kuqezinjve, Ladi Hoxha rrëfen dashurinë e tij për ta ndjekur Kombëtaren në çdo stadium

Në emisionin “Ora Sport” në “Ora News” të zhvilluar ndryshe këtë të diel nga dy moderatorët Klodi Laraj dhe Siklajda Shorja, i ftuar special ishte një ndër tifozët më të flaktë të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Ladi Hoxha.

“Dashurinë për ta ndjekur ekipin tonë të futbollit e kam nisur që herët, teksa kam shkuar i shoqëruar nga babai im në stadium, ku Shqipëria luante ndaj Gjermanisë dhe që atëherë nuk jam shkëputur asnjëherë”, rrëfeu ndër të tjera Ladi Hoxha.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”