U shënoi "Djajve", "Faraoni" barazon legjendën e Arsenalit
Mohamed Salah është barazuar me legjendën e Arsenalit, Thierry Henry, në renditjen e golashënuesve më të mirë të historisë së Premier League. Salah shënoi golin e tij të 18-të në këtë sezon të Premier League në barazimin 2-2 të Liverpool-it ndaj Manchester United , duke e çuar totalin e tij në 175 gola në karrierë në këtë kompeticion.
Kjo e vendos Salah në vendin e shtatë të renditjes së përgjithshme, vetëm dy gola pas Frank Lampard që ndodhet në vendin e gjashtë. Salah arriti 175 gola në 282 paraqitje. Nga tetë lojtarët që kanë shënuar kaq shumë gola, egjiptiani wshtw i pesti qw e ka arritur këtë shifër në më pak ndeshje.
Katër lojtarët që kanë arritur 175 gola më shpejt se Salah ishin të gjithë sulmues të mirëfilltë. Salah tani është dy gola para në garën për Këpucën e Artë të këtij sezoni, pasi katër rivalët e tij kryesorë shënuan të shtunën.
Nëse Salah fiton Këpucën e Artë, ai do të bëhet lojtari i dytë në histori, pas Henry, që përfundon si golashënuesi më i mirë në katër sezone të Premier League.
Golashënuesit më të mirë në historinë e Premier League-s:

