BASKETBOLLI NË 2025-n, Ponari: Talente kemi plot, por duhet vëmendje e shtuar jo vetëm nga Federata
Presidenti i Federatës Shqiptare të Baskebollit Avni Ponari, ishte i ftuari special i emisionit të parë për këtë vit “Ora Sport” në “Ora News”, ku në një intervistë për moderatorin Klodi Karaj bëri një përshkrim të situatës në të cilën gjendet basketbolli shqiptar në ditët e sotme.
PJESË NGA BISEDA

Z. Ponari nga anon peshorja e bilancit të basketbollit në vitin që lamë pas?
Viti 2024 ishte një vit i suksesshëm, sepse me 5 ekipet kombëtare u vlerësuam me çmime, duke treguar që basketbolli është në rrugë të mbarë.
Dhe këto ekipe kombëtare që janë ekipet e moshave arritën të marrin të gjitha të marrin nga një vend nderi në finalet që patëm në Evropian. Kjo u konfirmua edhe nga vetë Presidenti i FIBA-s.
Nga ana tjetër edhe ekipi i kombëtares së vajzave arriti të merrte vendin e dytë, çka tregon vizionin e duhur duke marrë me të vërtetë atë që meritonin në turneun që u zhvillua në Prishtinë.
Pra, këto janë tregues që ka një lëvizje pozitive sa i përket sportit të basketbollit.
Por sportet e tjera nuk janë si futbolli, ndaj kanë nevojë për më shumë vëmendje edhe nga mediat dhe kjo është arsyeja që jam sot këtu.
Kujt ia atribuoni këto suksese?
Natyrisht, që suksesi është i lojtarit, pasi ai është stimuli. Që të kesh sukses në sport duhet të kesh tri elementë: njerëzit, terrenin dhe financat.
Ekipet e basketbollit deri në moshën 20-vjeçare kanë shumë talente, pas kësaj moshe mbaron perspektiva dhe e ardhmja e tyre financiare dhe kështu që vendosin të largohen nga sporti për një punë që i siguron të ardhura. Dhe kjo situatë është edhe në Evropë.
Ne kemi shumë talente që sot luajnë në ekipet e tjera kombëtare, gjë që tregon se rrugën duhet ta gjejmë të gjithë bashkë, jo vetëm Kombëtarja e Basketbollit.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”


