Zeka: Sukseset e Egnatias, një udhëtim shumë i bukur që ndodh kur përputhen rezultatet me...

Xhevdet Zeka, apo siç njihet ndryshe edhe si zëri i klubit të futbollit të Egnatias, në një intervistë për emisionin “Ora Sport” në “Ora News”, e cilësoi një udhëtim shumë të bukur sukseset e Egnatias në këto vitet e fundit

“Si rrallë herë që ndodh, kur rezultatet përputhen me tërësinë e veprimtarisë së klubit.

Me një reformim të duhur duke e kthyer klubin në një aspekt kulturor.

Të gjithë janë të mrekullueshëm në punën e tyre, nisur nga presidenti që është i pranishëm 13 orë në ditë, për të thënë që jam këtu dhe më thoni çfarë duhet të bëjmë për të përmirësuar.

Ndaj them që Egnatia ka ardhur për të qëndruar gjatë në këto nivele”, u shpreh ndër të tjera Xhevdet Zeka.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”